Legjendat e Dinamos në tramvaj, në mesin e tyre ish trajneri i famshëm i Prishtinës

Futboll

Legjendat e Dinamos në tramvaj, në mesin e tyre ish trajneri i famshëm i Prishtinës

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:48
Bllazheviq në të majtë i dyti, ish trajneri i Prishtinës

Media e njohur kroate “Veçernji List” dje mblodhi legjendat e Dinamos së Zagrebit, në mesin e tyre edhe ish trajneri i famshëm i Prishtinës në vitin 1985, Miroslav Çiro Bllazheviq. 

Saktësisht dyzet vjet pas ndeshjes festive me Buduçnostin në Maksimir, pjesëtarë të gjeneratës së vitit 1982, virtuozët e futbollit dhe ikona të tifozëve që ia kthyen Zagrebit titullin kampion ish jugosllav pas 24 vitesh.

Kapiteni i Dinamos, Velimir Zajec, bashkëlojtarët e tij Xhemal Mustedanagiç, Stjepan Deveriç, Marko Mlinariç, Zvonko Mariç, Radimir Bobinac, Zhelko Hohnjec, më pas ish-drejtori i Dinamos, Zorislav Srebriç...

Image

Të gjithë e përqafuan ngrohtësisht “babain’ e tyre unik të vitit 1982, Mirosllav Blazheviq. Me tramvaj për në gjeneratën e Kvatriqit '82. Në emër të ‘Veçernji list’, iu drejtua kryeredaktori Drazhen Klariq, shkruan media kroate "Veçernj List".

“Dinamo ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në ‘Veçer List’ dhe më vjen shumë mirë që e shënuam këtë sukses të madh nga viti 1982 me këtë edicion special.

Për kroatët në ato vite, Dinamo ishte shumë më tepër se një sport. Ti, Çiro, dhe me lojtarët e tu zgjove Zagrebin e fjetur në ato vite.

Keni zgjuar jo vetëm skenën sportive por edhe atë kulturore e muzikore, i keni dhënë një hov pozitiv qytetit. Ju e sollët frymën e Perëndimit në Zagreb dhe në Kroaci’, -  tha Klariç. 

"Gjithçka harrohet, por në vitin 1982, të paktën për mua, nuk harrohet kurrë. Ky është viti më i rëndësishëm në jetën time”, tha Çiro Blazheviq dhe tregoi se si i motivonte lojtarët në ato vite. “Nuk ishte e vështirë t'i bindja se do të bënin një gjë historike dhe do ta bënin të lumtur popullin e tyre. Dinamo ishte shumë më tepër se një sport”.

“Në Dinamo ka pasur gjenerata të mëdha para nesh, ka pasur lojtarë dhe trajnerë të mëdhenj. Por në vitin 1982 brezi ynë u rrit. Disa lojtarë madje kanë luajtur së bashku që nga mosha e tyre e vogël, pastaj erdhën Xhem, Pero (Bruçiq) ... Ata ishin të gjithë njerëz të mëdhenj, personazhe dhe lojtarë të mëdhenj.

Dhe sigurisht që erdhi Çiro, trajneri ynë i preferuar, i cili na rriti psikologjikisht, solli diçka të re në aspektin futbollistik dhe më e rëndësishmja, më pas erdhi publiku.

E tërhoqëm me ndershmërinë tonë, bashkë me trajnerin tonë. Na inkurajuan jo vetëm në Zagreb, por edhe në turne. Mesatarja ka qenë rreth 40 mijë shikues dhe kjo thotë gjithçka”, - tha Zajec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat