Mposhti kancerin, uellsiani gati të kthehet në fushë

Futboll

Mposhti kancerin, uellsiani gati të kthehet në fushë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 21:04
Mposhti kancerin, uellsiani gati të kthehet në fushë

Mesfushori i Bournemouth, David Brooks, fiton ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër limfomës së Hodgkin. Lojtari uellsian, tetorin e kaluar, pasi u largua nga grumbullimi me kombëtaren për shkak të një problemi shëndetësor, kishte bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ishte diagnostikuar me këtë formë të rrallë kanceri, që sulmoi sistemin limfatik.

Shumë muaj pas atij njoftimi, që trazoi të gjithë botën e futbollit, Bournemouth konfirmoi rikuperimin e tij të plotë përmes një shënimi zyrtar.

“Mesfushori i Bournemouthit, Dadiv Brooks, konfirmoi se u shërua nga limfoma e Hodgkin.

Lojtari i Kombëtares së Uellsit iu nënshtrua trajtimit të nevojshëm me mbështetjen e departamentit mjekësor të klubit, pasi u diagnostikua me këtë formë kanceri në tetor”.

David Brooks e ndau lajmin e shumëpritur në rrjetet sociale.

“Kanë kaluar disa muaj nga përditësimi im i fundit dhe brenda kësaj kohe, për fat të mirë, kam përfunduar trajtimin e kancerit. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin e jashtëzakonshëm mjekësor për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe për mbështetjen që më ka dhënë gjatë gjithë këtij procesi.

Javën e kaluar u takova me specialistin tim, i cili shqyrtoi rezultatet përfundimtare të testit tim. Jam i lumtur të njoftoj se trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe se më është dhënë drita jeshile: kanceri është mposhtur.

Janë fjalë të pabesueshme për t’u thënë dhe u jam mirënjohës të gjithëve për mesazhet dhe urimet e marra, me të vërtetë më kanë ndihmuar shumë në momente të vështira.

Jam i emocionuar dhe mezi pres të filloj udhëtimin që do të më çojë në rikuperimin e plotë fizik dhe do të më lejojë të vazhdoj karrierën time futbollistike.

Djemtë e Bournemouth kanë pasur një sezon të mrekullueshëm dhe mezi pres të rikthehem në “The Vitality” për të brohoritur për skuadrën ndërsa i afrohemi ndeshjeve më të mëdha të sezonit.

Jam i vendosur të bëj më të mirën në muajt në vijim dhe mezi pres të kthehem për të luajtur para jush në një të ardhme jo aq të largët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat