Dybala refuzon të gjitha ofertat

Futboll

Dybala refuzon të gjitha ofertat

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:21
Dybala refuzon të gjitha ofertat

Paulo Dybala do të jetë përforcimi i parë i madh i Interit për sezonin e ardhshëm.

Ylli argjentinas, i cili do të largohet nga Juventusi me parametra zero, është në prag të pranimit të ofertës të zikaltërve, të cilët i kanë vendosur në pjatë një kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus bonuset.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, takimi vendimtar ka ndodhur javën e kaluar, me drejtuesit e Interit që kanë formuluar ofertën zyrtare duke ia paraqitur agjentit të “La Joya”.

28-vjeçari ka refuzuar ofertat e Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid për të pranuar vetëm atë të Interit për të qëndruar sërish në Itali.

Për të sjellë argjentinasin në Milano, Interi do të përpiqet të kursejë me financat teksa synojnë largimet e Vesinos, Sançezit, Vidalit dhe De Vrajit, të gjithë me paga të larta që do të lironin hapësirën e dobishme për përpjekjet ekonomike që do të bëheshin për Dibalën.

Nga një këndvështrim teknik, Inzagi do të ishte i lumtur të kishte në dispozicion një lojtar si argjentinasi, i cili do të sillte gola dhe asiste.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, asnjëherë më parë, palët nuk kanë qenë afër dhe marrëveshja është shumë pranë realizimit.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dibala është aktivizuar gjithsej në 26 ndeshje nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat