Tre ndeshje vendimtare në Superiore sot

Futboll

Tre ndeshje vendimtare në Superiore sot

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:50
Tre ndeshje vendimtare në Superiore sot

Superiorja u rikthye një ditë më parë me duelin Kukësi-Partizani, që u fitua nga “Demat e kuq”, ndërsa sot luhen edhe tre ndeshje të tjera për llogari të javës së 32-të.

Dita e sotme mund të jetë ajo e festës së titullit kampion, pasi nëse Tirana e mund Teutën zyrtarisht kurorëzohet si kampione e vendit. Kjo përballje luhet në orën 16:45, sikurse edhe dy të tjerat.

Në Rrogozhinë Egnatia do kërkojë tre pikët, ndaj Laçit të vendit të dytë. Skuadra e Ramadanit synon të sigurojë mbijetesën direkt, kurse në kampin bardhezi mendojnë të kapin Europën sa më parë.

Takimi tjetër që zhvillohet sot është ai mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Korçarët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe vetëm matematika i mban në lojë. Krutanët ndërkohë duan fitoren e tetë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat