Wenger kritikon Arsenalin

Futboll

Wenger kritikon Arsenalin

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:01
Wenger kritikon Arsenalin

Arsene Wenger është rikthyer të flasë për Arsenalin, skuadër të cilin e trajnoi për 22 vite dhe ku fitoi tre herë Premier League.

Tekniku francez ka kritikuar drejtuesit e klubit duke theksuar se nuk i lejuan kohën e nevojshme pasardhësit të tij, Unai Emery për të vendosur në funksion projektin e ri.

“Besoj se Emery nuk ka marrë trajtimin e merituar te Arsenal, drejtuesit nuk i lejuan kohën e nevojshme. Emery është një trajner i shkëlqyer dhe këtë e ka treguar në Spanjë, ka ruajtur një nivel konstant gjatë karrierës”, u shpreh Wenger. Kujtojmë se Emery mori drejtimin e Arsenal në vitin 2018 dhe u shkarkua pas 18 muajsh si pasojë e rezultateve të dobta ndërsa regjistroi edhe një rekord negativ si shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Megjithatë, karriera e Emery pas Arsenalit mori një zhvillim të rëndësishëm teksa u emërua në krye të Villareal, skuadër me të cilën triumfoi në Europa League ndërsa këtë sezon mbërriti deri në gjysmëfinalen e Champions League duke eliminuar Juventus dhe Bayern Munich, ndërsa u dorëzua përballë Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat