Tifozi me flamurin shqiptar që i solli fat Benzemasë, zbulohet arsyeja e futjes në fushë

Futboll

Tifozi me flamurin shqiptar që i solli fat Benzemasë, zbulohet arsyeja e futjes në fushë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 00:04
Tifozi me flamurin shqiptar që i solli fat Benzemasë, zbulohet arsyeja e futjes në fushë

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt.

Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Tifozi shqiptar mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special i bomberit francez, teksa mori të gjithë vëmendjen në këtë mbrëmje të magjishme.

Tifozi me flamurin shqiptar shkoi ta përqafonte Benzemanë, teksa më pas u nxori jashtë nga forcat e sigurisë. Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat