Sulmuesi latin insiston të rikthehet

Futboll

Sulmuesi latin insiston të rikthehet

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:07
Sulmuesi latin insiston të rikthehet

Aventura e Luis Suarez me Atletico Madrid është drejt fundit. “El Pistolero” fitoi titullin kampion me ekipin e Diego Simeones vjet, sezon kur u shpall edhe golashënuesi më i mirë i ekipit kryeqytetas në kampionat me 21 gola.

Sulmuesi uruguaian ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Colchoneros”. Rinovim nuk do të ketë dhe goleadori i njohur po studion ofertat që ka marrë. El Chiringuito raporton se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Suarez kaloi gjashtë sezone fantastike në “Camp Nou” përpara se të transferohej tek Atletico në shtatorin e vitit 2022. Dëshira e 35-vjeçarit është të punojë me Xavin, të cilin e ka pasur edhe shok skuadre tek ekipi katalanas.

Lojtari latin është gati të reduktojë pagën e tij për të veshur sërish fanellën e Barcelonës. Topi ka kaluar në anën e trajnerit dhe drejtuesve të klubit, që shumë shpejt mund të nisin bisedimet zyrtare me agjentin e Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat