Tottenham po përgatitet për skenarin e largimit të trajnerit

Futboll

Tottenham po përgatitet për skenarin e largimit të trajnerit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:42
Tottenham po përgatitet për skenarin e largimit të trajnerit

Antonio Conte mund të jetë një nga trajnerët më të mirë në Evropë, siç e dëshmon edhe koha e tij në Tottenham, pavarësisht mandatit të tij të shkurtër, por personaliteti i tij shpërthyes nuk mund t’i mbajë të qetë londinezët.

Trajneri italian ka ende një kontratë, shanset më të shumta janë në favor të qëndrimit të tij pas verës, por drejtuesit e Tottenhamit sigurohen që të kenë gati një plan alternativ në rast se kjo duhet të zbatohet.

Sipas raportimit të “Telegraph”, presidenti Daniel Levy dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, kanë arritur tek Graham Potter, si pasardhësi më i mundshëm nëse pozicioni i trajnerit mbetet “jetim”.

Në fakt, ky nuk është një rast i thjeshtë, pasi trajneri anglez është i lidhur me një kontratë nga Brighton dhe Tottenham do t’i kërkohet të paguajë dëmshpërblim që mund të kalojë dhjetë milionë euro.

Gjithsesi, rasti i Potter nuk është i vetmi që po shqyrtohet, pasi nuk përjashtohet mundësia që i preferuari i publikut, Mauricio Pochettino , të lirohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat