Liverpooli gabon në duel me Tottenhamin, vështirëson punën për titull 

Futboll

Liverpooli gabon në duel me Tottenhamin, vështirëson punën për titull 

Nga: K.G. Më: 7 maj 2022 Në ora: 22:39
Liverpooli gabon në duel me Tottenhamin, vështirëson punën për titull 

Liverpooli gabon si vendas, barazon me rezultat 1:1 me Tottenhamin, në takimin e javës së 36-të në Premier League.

Një barazim që ia vështirëson edhe shumë punën në luftë për titullin e kampionit. 

Në minutën e 56-të, futbollisti Son Heung-Min kaloi në epërsi Tottenhamin. 

Vendasit pas shumë orvatjeve barazojnë rezultatin. 

Diaz shënon gol të bukur nga rreth 19-20 metra, 1:1. 

Portieri mysafirë Lloris mbetet i shtangur teksa shikon topin duke u futur në rrjetë në këndin e djathtë të poshtëm.

Liverpooli kryeson me 83 pikë, ka baras pikë me Manchester Cityn, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak të luajtur dhe Tottenham renditet në pozitën e pestë me 62.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat