Atletico 'kockë e fortë' për Realin

Futboll

Atletico 'kockë e fortë' për Realin

Nga: K. G. Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:59
Atletico "kockë e fortë" për Realin

Atletico Madridi është "kockë e fortë" për Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në takimin e javës së 35-të të kampionatit spanjoll. 

Fitore shumë e vlefshme dhe që ia përforcon pozitën e katërt. 

Reali u mundua por nuk arriti të marrë pikë nga stadiumi “Wanda Metropolitano”.

Futbollisti Carrasco në minutën e 40-të shënoi nga penalltia, duke ia siguruar fitoren. 

Ndeshja u shikua nga 63.874 shikues, duke krijuar atmosferë të bukur sportive në stadium. 

Reali kryeson me 81 pikë e Atletico zë pozitën e katërt me 64 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat