Selmani: Pres momentin tim në Kombëtare

Futboll

Selmani: Pres momentin tim në Kombëtare

Më: 9 maj 2022 Në ora: 00:01
Selmani: Pres momentin tim në Kombëtare

Gentian Selmani ishte një nga katër shqiptarët që zbritën në fushë në fitoren e Bolusporit ndaj Samsunsporit. Ish-portieri i Laçit në Superiore, në lidhjen me “Zona Gol” dhe se pret sërish momentin për të qenë protagonist në Kombëtare.

“Kam një vit e gjysmë këtu (te Boluspori), ndihemi mirë, me çunat ka qenë edhe më e lehtë.”

Konkurrenca e fortë në Kombëtare: “Janë të dy portierë shumë të mirë (Strakosha dhe Berisha), por për mua është kënaqësi sa herë vij në Kombëtare. Jam maksimumin për të qenë sa më në formë kur vjen ftesa.

Pres momentin tim, siç erdhi në miqësoret me Uellsin dhe Çekinë.

Ishte moment i bukur, sepse luajtëm me dy ekipe që morën pjesën në Europian. Ne punojmë që të rritemi sa më shumë profesionalisht dhe të luajmë në ekipe të forta. Kam gati tri vite që jam grumbulluar vazhdimisht në Kombëtare, duhet të jemi në formë dhe të kemi pak fat që të jemi në përfaqësuese.”

E ardhmja: “Për momentin kam edhe një vit kontratë. Dëshira është të luaj me ekipe me të forta dhe në liga më të mira. Tani po luftojmë që të marrim pikët për mbijetesë, më pas të shohim çfarë do të ndodhë në verë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat