Finalja e moshës U-14

Futboll

Finalja e moshës U-14

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:22
Finalja e moshës U-14

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15. Ditën e sotme, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier janë luajtur ndeshjet e grup-moshës U-14.

Në Kamëz, ekipi rajonal i Lezhës mundi Tiranën në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Durrësi mposhti me shifrat e thella 8-1 Shkodrën. Në ndeshjen tjetër për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, Shkodra mundi Tiranën me rezultatin 1-0, ndërsa në finalen e vogël mes Durrësit dhe Lezhës, ishin bregdetarët ata që buzëqeshën në fund, duke triumfuar me shifrat 3-2.

Ndërkaq, në ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit po për moshën U-14, Fieri mundi Gjirokastrën me rezultatin 4-1 ndërsa Korça mposhti Elbasanin me rezultatin e ngushtë 1-0. Në finalen e vogël të grupit, Fieri triumfoi me tripletë ndaj Korçës, ndërsa Elbasani u rendit në vendin e tretë pasi fitoi me shidrat 4-0 kundër Gjirokastrës.

Kështu, finalja e moshës U-14 do të luhet midis Durrësit dhe Fierit më datë 13 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Nesër do të luhen ndeshjet e fundit të këtij turneu për grup-moshën U-13, ndërsa ditën e premte do të zhvillohen tre finalet e turneut në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat