Krisje te Juventusi

Futboll

Krisje te Juventusi

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:03
Krisje te Juventusi

Humbja ndaj Interit me rezultatin 2-4 në Kupën e Italisë, ka lënë shije tepër të keqe në shtëpinë e Juventusit ku pas 10 vitesh bardhezinjtë nuk mundën të ngrinin të paktën një trofe.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, menjëherë pas disfatës së rëndë ndaj rivalëve të përjetshëm të Interit, tonet kanë qenë të larta me zv.presidentin Pavel Nedved.

Ai fillimisht është futur në dhomën e zhveshjes duke bërë fajtorë lojtarët dhe më pas trajnerin Masimiliano Alegrin, për zgjedhjet e kryera në finalen e Kupës së Italisë.

E gjitha më pas u spostua në hotelin ku “Zonja e Vjetër” ishte duke qëndruar me Nedvedin e papërmbajtshëm edhe para presidentit Andrea Anjeli në prezencë të drejtuesve të tjerë, Arrivabene dhe Kerubini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat