Iseni ndahet me KF Gostivari

Futboll

Iseni ndahet me KF Gostivari

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:47
Iseni ndahet me KF Gostivari

Arian Iseni është ndarë me KF Gostivari. Nga sot klubet që kanë nevojë për një portier, e kanë një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar rastin.

Portieri 22 vjecar nga Tetova në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Gostivarit.

Këta të fundit siguruan mbijetesën në Ligën e dytë-Perëndim.

Për Open-TV, Iseni tregon arsyet e largimit.

“Po me marrëveshje të dyanshme sot u ndam me Gostivarin. Tani e tutje do të kërkoj një klub ku do të kisha më shumë hapësirë për tu aktivizuar. Te Gostivari më shumë kam qenë në bankinë, ndërsa unë dëshiroj të jem aktiv”, deklaroi Iseni, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e KF Renova.

Tash, portieri i ri dhe i talentuaar është i lirë për klubet që kanë nevojë për zgjidhje shumë e mirë për portën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat