Shqipëria zyrtarizon dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin qershor

Futboll

Shqipëria zyrtarizon dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin qershor

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:32
Shqipëria zyrtarizon dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin qershor

Shqipëria zyrtarizon dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin qershor!

Ekipi Kombëtar U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Malit të Zi U-19 në muajin qershor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave në datat 5 dhe 7 qershor. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Malin e Zi, më 5 qershor, në ora 17:30, teksa përballja e dytë do të luhet në po të njëjtën orë në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Këto janë dy ndeshje mjaft të vlefshme për skuadrën dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu, në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 me ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator në Belgjikë, e ku kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë, teksa kjo e fundit është pezulluar nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe nuk do të jetë pjesë e këtyre eliminatoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat