Aliti firmos kontratë të re me Zurichin

Futboll

Aliti firmos kontratë të re me Zurichin

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:29
Aliti firmos kontratë të re me Zurichin

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin.

Klubi zviceran ka njoftuar se 28-vjeçari ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2025.

Aliti është pjesë e Zurichit nga vera e vitit të kaluar.

Reprezentuesi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës.

Ai shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.

Vlen të theksohet se Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat