Ndahen Kukësi dhe Longo

Futboll

Ndahen Kukësi dhe Longo

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:58
Ndahen Kukësi dhe Longo

Diego Longo nuk do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Italiani dhe klubi i verilindorëve kanë mbyllur bashkëpunimin.

Në një postim në rrjetet sociale klubi i Kukësit falenderon Longon dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e bërë dhe u uron suksese në vazhdim.

Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre.”-shkruhet në postimin e Kukësit.

Diego Longo mori drejtimin e skuadrës së Kukësit në fillim të sezonit 2021-2022 dhe e mbylli këtë kampionat në vend të katërt me 55 pikë, duke pasur ende të pasigurt një vend në garat e Europës, që do të përcaktohet pas finales së Kupës së Shqipërisë.

Nëse fitues në Kupë do të dalë Laçi atëherë Kukëis do të fitojë një vend në Europë, por nëse fiton Vllaznia verilindorët do të mbeten jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat