Rummenigge: Barcelona nuk mund t'i ofrojë Lewandowskit më shumë se Bayerni

Futboll

Rummenigge: Barcelona nuk mund t'i ofrojë Lewandowskit më shumë se Bayerni

Më: 29 maj 2022 Në ora: 14:49
Rummenigge: Barcelona nuk mund t'i ofrojë Lewandowskit më shumë se Bayerni

Ish-lojtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, është pyetur pse Robert Lewandowski do të dëshironte të përfundonte një transferim te Barcelona.

Lewandowski ka konfirmuar se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij aktuale në “Allianz Arena” përtej datës së skadimit të saj, duke ndezur zërat se ai do të largohet nga Bayerni në afatin kalimtar të verës.

“Camp Nou” është cilësuar si destinacioni i ardhshëm më i mundshëm për 33-vjeçarin, por Rummenigge nuk mendon se Barça është një klub më tërheqës se kampionët e Gjermanisë në këtë moment.

Rummenigge thotë se Lewandowski do të ishte më mirë të qëndronte në vend nëse ai nxitet nga dëshira për të fituar tituj.

“Nuk mund ta imagjinoj që aktualisht mund të fitosh më shumë me FC Barcelona sesa me Bayern Munih”, ka thënë ish-CEO i Bayern për “BILD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat