Mediat e kritikojnë trajnerin e Islandës para Shqipërisë/

Futboll

Mediat e kritikojnë trajnerin e Islandës para Shqipërisë/

Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:52
Mediat e kritikojnë trajnerin e Islandës para Shqipërisë/

Shqipëria do të ketë ndeshjen e parë kundër Islandës në transfertë për të nisur rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve. Armando Broja duket se do të jetë mungesa më e madhe, por nuk ka vend për shumë frikësim. Të paktën jo nëse realisht pretendojmë se kemi arritur në një hap tjetër me Kombëtaren.

Në Islandë i kanë bërë jo pak gjyq trajnerit të tyre Arnar Vidarsson pas shpalljes së listës për lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet e qershorit. Ai ka lënë jashtë futbollistët më me eksperiencë te Kombëtarja si Aron Einar Gunarson, Johan Berg Gudmundson që luajti në Premier League me Burnley dhe Goulaug Victor Palson.

Zgjedhje të çuditshme këto të trajnerit të Islandës që kërkon në këtë mënyrë rinovimin e Kombëtares pas një cikli suksesi të mbyllur. Nga ana tjetër në Kombëtare janë marrë lojtarë që siç do ta shihni edhe në listën e mëposhtme, nuk i kalojnë 10 ndeshje në total me Islandën në gjithë karrierën e tyre.

Gjithashtu edhe emrat e ekipeve ku luajnë lënë për të dëshiruar, ndërsa për më tepër që pjesa më e madhe e tyre nuk aktivizohen si titullar atje. Më poshtë gjeni emrat e lojtarëve të grumbulluar të Islandës, të ndjekur nga ekipet ku luajnë dhe njëkohësisht numrin e ndeshjeve që janë aktivizuar nga Kombëtarja e Islandës.

Patrik Sigurður Gunnarsson – Viking

Ingvar Jónsson – Víkingur R. – 8 ndeshje

Rúnar Alex Rúnarsson – OH Leuven – 14 ndeshje

Daníel Leó Grétarsson – Slask Ëroclaë – 7 ndeshje

Brynjar Ingi Bjarnason – Valerenga IF – 12 ndeshje

Ari Leifsson – Stromsgodset – 3 ndeshje

Hörður Björgvin Magnússon – CSKA Moscoë – 38 ndeshje

Davíð Kristján Ólafsson – Kalmar FF – 4 ndeshje

Valgeir Lunddal Friðriksson – BK Häcken – 2 ndeshje

Alfons Sampsted – FK Bodo / Glimt – 10 ndeshje

Hákon Arnar Haraldsson – FC Köbenhavn

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat