Një shqiptar po mahnit në kampionatin finlandez

Futboll

Një shqiptar po mahnit në kampionatin finlandez

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:31
Një shqiptar po mahnit në kampionatin finlandez

Futbollisti me origjinë shqiptare, Agon Sadiku ka shënuar golin e fitores për Honkan në kampionatin finalndez, në duelin ndaj HIFK, ku skuadra e Sadikut triumfoi me rezultatin 1-2, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar, realizoi golin e dytë në minutën e 85-të.

Sadiku u fut në lojë në minutën e 66-të, teksa 19 minuta i mjaftuan për të bërë heroin.

Për 19-vjeçarin ishte goli i katërt i shënuar në nëntë paraqitje në Finlandë.

Sulmuesi me origjinë shqiptarë është pjesë e moshave të Finlandës, e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat