Baftiu largohet nga kampioni i Kosovës

Futboll

Baftiu largohet nga kampioni i Kosovës

Nga: K. G. Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:07
Baftiu largohet nga kampioni i Kosovës

Futbollisti më i mirë, Blend Baftiu, largohet nga radhët e kampionit të Kosovës, Ballkani nga Theranda.

Lajmin e bën të ditur edhe klubi therandas, duke shprehur fjalët më të mira.

“Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli. 

Klubi ynë ishte shumë i interesuar  për të vazhduar kontratën, mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë.

Po largohet si kampion!

Skuadra e falënderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!

Të priftë e mbara Blendi”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat