Kërkohet me ngulm nga Milani

Futboll

Kërkohet me ngulm nga Milani

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:43
Kërkohet me ngulm nga Milani

Mesfushori me tipare sulmuese i Realit të Madridit, Marko Asensio, duket se kërkon t’i japë fund aventurës së tij me kampionët e Europës dhe të mendojë për të ardhmen me një skuadër të re dhe këtë e ka lënë të kuptohet dhe në intervistën e tij të fundit.

“Ne po flasim nëse do të largohem nga Madridi ose jo, por në çdo rast unë kam dhe një vit në kontratë.

Për mua është një moment i rëndësishëm, nuk e mohoj dot. Ndihem më i matur dhe jo vetëm në nivelet e futbollit.

Është një moment i rëndësishëm ku unë duhet të vendos për shumë gjëra. Ata që janë më të afërt me mua e dinë që unë duhet të rritem dhe të vazhdojë përpara. Unë dua të bëjë shumë gjëra në futboll dhe ata do të më ndihmojnë që t’i arrij|”, ishin fjalët e spanjollit për “AS”.

Asensio ka qenë prej kohësh një nga pëlqimet e Stefano Piolit dhe me investitorët e rinj në klub dhe 26-vjeçari është vendosur si një objektiv kryesor i kuqezinjve në këtë merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat