SHFMU ”Bajram Curri”, fituese e turneut në Malishevë 

Futboll

SHFMU ”Bajram Curri”, fituese e turneut në Malishevë 

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:07
SHFMU ”Bajram Curri” (Drenoc), fituese e turneut në Malishevë 

Pas tri ditësh gara, ku morën pjesë 24 shkolla fillore me 240 vajza pjesëmarrëse është mbyllur turneu i vajzave në kuadër të projektit të FFK-së, i përkrahur nga programi i UEFA-s në kuadër të fondit HatTrick ”Girls just want to play football”(Vajzat duan vetëm të luajnë futboll).

Për tri ditë komuna e Malishevë u shndërrua në një festival të futbollit të femrave, njomaket treguan dëshirë dhe vullnet ndaj lojës së futbollit e që një gjë të tillë e treguan përmes lojërave të mira, cilësore për grup-moshën e tyre, duke dëshmuar shpirt luftarak e frymë sportive.

Në fazën finale në gjysmëfinale u ballafaquan SHFMU ”Ramadan Morina(Domanek) me SHFMU ”Bajram Curri” (Drenoc), të cilën fituan vajzat e shkollës “Bajrami Curri” nga Drenoci me rezultat 1:2.

Ato në finale më pas i mundën vajzat e SHFMU ”Gjergj Kastrioti” (Llazicë) pa kryerjes së penalltive me rezultat 2:1, pasi pjesa e rregullt e ndeshjes u përmbyllë me rezultat të barabartë 0:0.

Pas përfundimit të ndeshjes për vendin e parë dhe të dytë u ndanë kupa. Me një fjalë rasti në mbyllje të këtij turneu vajzave iu drejtua Valmir Krasniqi, profesor dhe kryetrajner i KFF”Malisheva” duke u shprehur se ky turne do të shërbejë për të parë talentin e këtyre vajzave të cilat mund të zgjedhin klubet e femrave të Malishevës dhe më gjerë.

Ndërkaq, anëtarja e KE dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e Kosovës, Vjollca Krasniqi, ka falënderuar strukturat e Komunës së Malishevës, Shoqatën e Pedagogëve dhe profesorët e Kulturës fizike për një angazhim dhe përgatitje të jashtëzakonshme të këtij turneu. FFK-ja edhe në të ardhmen do të organizojë projekte të tilla që janë në drejtim të ngritjes së futbollit të femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat