Nuk ka shaka me Brazilin, shemb Korenë në Seul!

Futboll

Nuk ka shaka me Brazilin, shemb Korenë në Seul!

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:41
Nuk ka shaka me Brazilin, shemb Korenë në Seul!

Nuk ka shaka me Brazilin, shemb Korenë në Seul!

Brazili dhuron spektakël në miqësoren kundër Koresë së Jugut të zhvilluar në “Seoul World Cup Stadium”. “Seleçao”, e drejtuar nga Tite, triumfoi me rezultatin e thellë 1:5 dhe dy nga golat e miqve mbajnë firmën e sulmuesit të PSG-së, Neymar Junior.

Interesant fakti që pjesë e formacionit titullar të Brazilit ishte edhe Dani Alves, edhe pse anësori i Barcelonës ka festuar ditëlindjen e 39-të më 6 maj.

Sa i përket ndeshjes, pati pak histori në fushën e blertë, pasi Brazili e tregoi supermacinë e tij që në fillim. Richarlison i Evertonit shënoi golin e parë që në në minutën e shtatë, i shërbyer nga Fred, por Hwang Ui-Jo barazoi shifrat pak pasi kaloi gjysmë ore lojë.

Goli i vendësve thjesht i shkundi futbollistët e drejtuar nga Tite, që kaluan sërish në epërsi me golin e Neymarit të shënuar me penallti. Në të 57-tën, sulmuesi i PSG-së shndërroi në gol një tjetër 11-metërsh, më pas e gjetën rrjetën Coutinho e Gabriel Jesus, që vulosën rezultatin përfundimtar 1-5.

Në miqësoret e tjera, SHBA-të mposhtën 3-0 Marokun, ndërsa Japonia fitoi 4-1 përballë Paraguait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat