Kolumbia emëron selektorin e ri

Futboll

Kolumbia emëron selektorin e ri

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 12:19
Kolumbia emëron selektorin e ri

Argjentinasi Nestor Lorenzo është trajneri i ri i Kolumbisë.

“Lorenzo do të drejtojë “Los Cafeteros” për katër vitet e ardhshme, në funksion të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë në vitin 2026”, thuhet në deklaratën e Federatës Kolumbiane të Futbollit.

56-vjeçari zëvendëson kolumbianin Reinaldo Rueda, i cili nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës “Katar 2022”. Lorenzo, i cili si lojtar ka arritur deri në finale të Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1990, do të ketë si ndihmës Amaranto Perean, ish-mbrojtës i Atleticos së Madridit dhe i përfaqësueses kolumbiane.

Kolumbia do të luajë një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite të dielën, por Federata ende nuk e ka specifikuar nëse Lorenzo do të jetë në pankinë të dielën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat