Gjasula: Ndaj Islandës duhet të marrim një pikë

Futboll

Gjasula: Ndaj Islandës duhet të marrim një pikë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:46
Gjasula: Ndaj Islandës duhet të marrim një pikë

Kombëtarja e Shqipërisë, bëhet gati për dy sfidat e Ligës së Kombeve, ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në transfertë dhe me 10 qershor do të luhet ndeshja dytë përballë Izraelit në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Klaus Gjasula, mesfushori shtatlartë, shprehet optimist për atë që do të tregojë skuadra në këto dy ndeshje. Gjasula analizoi edhe skuadrën e ishullorëve, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk duhet të bëjë gabime dhe t’i marrë maksimumin ndeshjes së parë.

“Nuk do thosha që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato Kombëtare.

E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne për Kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira.

Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3”, tha mes tjerash Gjasula.

Ekspedita e Shqipërisë do të niset ditën e shtunë drejt Islandës ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat