Flet kapiteni i Islandës: Shqipëria është e fortë

Futboll

Flet kapiteni i Islandës: Shqipëria është e fortë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:59
Flet kapiteni i Islandës: Shqipëria është e fortë

Islanda ka bërë një rinovim te Kombëtarja pas ciklit historik në Europian dhe Botëror, me kualifikimet e tyre.

Tani vjen historia e re në Ligën e Kombeve, teksa trajneri ka lënë jashtë shumë lojtarë me emër, duke i lënë vendin të rinjëve.

Por i paprekshëm është Birkir Bjarnason, kapiteni i Islandës që luan ndaj Shqipërisë për herë të pestë në karrierën e tij. I pranishëm në konferencën për shtyp, Bjaranson u shpreh:

“Shqipëria është një ekip i fortë. Lojtarët e tyre kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo iu shërben. Ne duam që të vazhdojmë rrugën positive të rezultateve”, tha kapiteni i Islandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat