Kosova - Greqia, drejtësinë e ndajnë treshja skoceze

Futboll

Kosova - Greqia, drejtësinë e ndajnë treshja skoceze

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:50
Kosova - Greqia, drejtësinë e ndajnë treshja skoceze

Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).

Drejtësinë në këtë sfidë që parashikohet të jetë e interesante, do ta ndajnë treshja e gjyqtarëve nga Skocia.

John Beaton do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimit, ndërsa Daniel McFarlane dhe Douglas Potter do të jenë ndihmësit.

Sfida Kosovë-Greqi nis në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat