Berisha me ide të qarta: Islanda e fortë

Futboll

Berisha me ide të qarta: Islanda e fortë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 21:37
Berisha me ide të qarta: Islanda e fortë

Në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Islandës në transfertë, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Edi Reja.

Gardiani kuqezi u shfaq optimist se skuadra do t’ia dalë të marrë fitoren ndaj Islandës, megjithatë bëri apel për përqendrim maksimal dhe vlerësim ndaj kundërshtarëve.

Si është situata në grup para kësaj ndeshjeje me Islandën?
Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian.

A është një bonus fakti që Islanda nuk po kalon një moment të mirë?
Me siguri që këtu në shtëpi Islanda është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar.

Me largimin e Rusisë, a është Shqipëria favorite për vendin e parë?
Unë mendoj se edhe me Rusinë, ishim kandidatë për të fituar grupin. Tani është e njëjta gjë dhe ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian.

A mendoni se ka ardhur koha për të marrë rezultat pozitiv këtu në Islandë?
Shpresoj shumë, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat