​Shqipëria nis sot rrugëtimin në Ligën e Kombeve, përballet me Islandën

Futboll

​Shqipëria nis sot rrugëtimin në Ligën e Kombeve, përballet me Islandën

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 2 në Ligën B së bashku me Islandën, Izraelin, Rusinë, por kjo e fundit është përjashtuar nga të gjitha garat pas invazionit në Ukrainë.

Shqipëria luan ndaj Islandës në udhëtim me fillim nga ora 20:45. Rivali i sotëm vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Izraelin (2-2) dhe kërkojnë ta nisin mbarë këtë rrugëtim.

Këto janë formacionet e mundshme:

Islanda: Runarsson; Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson; Helgason, Birkir Bjarnason, Thrandarson; Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson

Shqipwria: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Roshi, Cekici, Abrashi, Bajrami, Hysaj; Cikalleshi, Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat