Milner vazhdon qëndrimin te Liverpooli edhe për një sezon

Futboll

Milner vazhdon qëndrimin te Liverpooli edhe për një sezon

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:49
James Milner

James Milner e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Liverpoolin duke refuzuar oferta nga Aston Villa, Newcastle United dhe disa klube nga MLS.

Mesfushori iu bashkua Redsave në vitin 2015 si transfer i lirë nga Manchester City dhe që atëherë ka regjistruar 289 paraqitje në të gjitha garat.

Në edicionin 2021/2022, ai zhvilloi 39 ndeshje, megjithatë kontrata duhej t’i skadonte më 30 qershor.

Sidoqoftë, Liverpooli vendosi që ta mbante në skuadër së paku edhe për një vit dhe tashmë është konfirmuar kontrata e re e 36-vjeçarit.

“Ju njoftojmë me kënaqësi se James Milner ka nënshkruar vazhdim të ri të kontratës me Liverpoolin”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat