Manchester United insiston në De Jongun

Futboll

Manchester United insiston në De Jongun

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:45
Frenkie de Jong.

Manchester United po mundohet shumë që ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, raporton Mundo Deportivo.

Trajneri i i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, dëshiron që të bashkohet me ish-mesfushorin e Ajaksit por tani te gjiganti anglez.

De Jong nuk e ka pasur të njëjtin impakt te katalunasit sikurse që e kishte pasur në Ajaks, dhe shpreson që ribashkimi me ish-trajnerin e tij do ta rikthente në formën e tij më të mirë.

Në anën tjetër, Barcelona ka nevojë për para dhe mund ta shqyërtojë mundësinë e shitjes së mesfushorit holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat