Adem largohet nga Makedonija GJ.P!

Futboll

Adem largohet nga Makedonija GJ.P!

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:32
Adem largohet nga Makedonija GJ.P!

Ermedin Adem sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Makedonija GJ.P.

Kapiteni nuk arriti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për të vijuar këtë vit edhe aventurën europiane, edhe përkundër faktit se Adem ishte një ndër futbollistët më të merituar të skuadrës shkupjane, shkruan “infOSport.mk”.

Adem edicionin e kaluar me fanellën e Makedonija GJ.P zhvilloi plotë 31 ndeshje, duke realizuar 11 gola, më shumë se çdo futbollistë tjetër në kampin “verdhekuq”.

Adem te Makedonija GJ.P erdhi verën e vitit 2019-të, teksa brenda këtyre 3 viteve i njëjti regjistroi plotë 101 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Gjorçe Petrovi, për të cilën realizoi edhe 25 gola. Ndryshe Ermedin Adem në Ligën e Parë numëron rreth 230 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat