Kjo javë mund të jetë vendimtare

Futboll

Kjo javë mund të jetë vendimtare

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:42
Kjo javë mund të jetë vendimtare

“Nëse jam në harmoni para së gjithash me ekipin, me tifozët, me klubin që më vlerëson e më do, unë, si të gjithë lojtarët, mund të jap më të mirën. Nëse je i lirë mendërisht dhe argëtohesh, performon mirë. Duhet të jesh rehat ku luan dhe me njerëzit me të cilët luan. Kjo është gjëja më e rëndësishme”. Me këto fjalë Paul Pogba hap intervistën e tij.

“Të gjithë duan të ndiejnë dashurinë rreth vetes, të gjithë kanë nevojë për të, – vijoi mesfushori francez. – Të rritesh është gjithmonë bukur, ndihesh i kënaqur. Edhe kur je më i madh është mirë të ndjesh se njerëzit vlerësojnë atë që je dhe gjërat që bën, se je i lumtur. Herë pas here ndodh të mos ndihesh mirë me veten.

Është e rëndësishme të dëgjosh disa gjëra nga shokët e skuadrës. Dhe pastaj mund t’i ndihmosh ata me radhë”.

Kjo javë mund të jetë vendimtare për rikthimin e tij te Juventusi, por duke parë të ardhmen e afërt Pogba zbuloi se ai nuk ishte me nxitim: “Po marr kohën time, duke menduar, duke bashkuar pjesët.

Dua vetëm më të mirën, të luaj futboll dhe të jem vetvetja. Dua të argëtohem me atë që bëj, përndryshe nuk mund të performoj maksimalisht. Nuk dua të mendoj negativisht. Mund të humbësh një lojë ose një trofe, por duhet të jesh në rregull me veten dhe të argëtohesh. Kjo është ajo që po kërkoj, mentaliteti është gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat