Isa Sadriu para ndeshjes me Irlandën Veriore: Kosova është një kombëtare e paparashikueshme 

Futboll

Isa Sadriu para ndeshjes me Irlandën Veriore: Kosova është një kombëtare e paparashikueshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:36
Isa Sadriu

Legjenda e futbollit të Kosovës, Isa  Sadriu, është optimist se Kosova do të fitojë përballjen me Irlandën Veriore, në kuadër të Grupit 2 të Ligës së C të Kombeve në futboll. 

Ballafaqimi mes Kombëtares së Kosovës dhe Irlandës Veriores, do të luhet të enjten e kësaj jave (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ish mbrojtësi më i mirë që ka pasur Kosova, tha se Kosova ka një kombëtare të paparashikueshme! 

“Thënët të drejtën, Kosova është një kombëtare e paparashikueshme, u pa edhe kundër Qipros me dy pjesë shumë të ndryshme.

Kështu që pas humbjes me Greqinë, mendoj se Kosova do të tregojë fytyrën e vërtetë ndaj Irlandës Veriore. 
Irlanda e kemi pa me dy rezultate jo aq mirë, e cila synon të këndellet bash tek ne”, thotë Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i spikatur i Trepçës së Mitrovicës, Partizanit të Beogradit, Prishtinës dhe Gjilanit, tha se Kosova ka lojtarë me përvojë.  

“Futbollistë tanë janë me përvojë dhe e kanë kuptuar se nuk ka oscillime më, kështu që fitorja do të jetë e Kombëtares tonë”, tha më tej. 

Sadriu tha se Kosova përparësi lojën individuale. 

“Kemi individ më të fortë, ata individë luajnë lojë të mirë kolektive. Me individualitet jemi më të fortë, kjo është pika më e fortë e jona. Ma merr mendja që do të ia dalim!

Besoj se do të krijojmë raste sikur në ndeshje me Qipron gjatë pjesës së dytë, të kapin këtë ritëm me Irlandën. Irlanda shquhet me vrapime dhe fizikisht janë të përgatitur”, përfundon Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat