Habit Ibra

Futboll

Habit Ibra

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 18:10
Habit Ibra

Ne e dimë mirë situatën e Zlatan Ibrahimovic. Në fund të kampionatit suedezi iu nënshtrua një operacioni dhe tani do t’i duhet të qëndrojë gjatë pa lëvizur, duke marrë parasysh edhe periudhën e rehabilitimit.

Është folur edhe për 7-8 muaj pushim, por Ibra nuk e ka ndërmend të ndalet dhe synon madje të rikthehet mes janarit dhe shkurtit. Lajmi i takimit me Maldinin dhe Massara-n ka dalë gjithashtu.

Synimet dhe e ardhmja e tij e afërt do të diskutohen me drejtuesit e kuqezinjve, gjithashtu edhe për mundësinë e një kontrate “ure”, në pritje të rikthimit të tij nga lëndimi duke qene se Zlatan nuk deshiron te vjedhe rrogen.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport ka sqaruar sot se Zlatan ka një marrëveshje me federatën suedeze për një bashkëpunim në fund të karrierës së tij. Do të ishte një gjë e rëndësishme: një skenar shumë pas karrierës.

Ideja e Suedisë është të përfshijë kampionin e tyre për një rol përfaqësues. Prandaj, Ibra do të ishte një ambasador i futbollit suedez në të ardhmen e afërt, pa asnjë rol operacional si menaxher ekipi.

Ndoshta prandaj kampioni i kuqezinjve do të lidhej me ngjyrat e vendit të tij për një karrierë të dytë larg fushës dhe me një kostum dhe kollare. Për momentin, megjithatë, fokusi i tij mbetet te Milani dhe rikuperimi sa më i shpejtë për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Pioli dhe shokëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat