E ardhmja e Leaos, Ancelotti telefonon Maldinin

Futboll

E ardhmja e Leaos, Ancelotti telefonon Maldinin

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 22:03
Rafael Leao

Rafael Leao thuhet se iu ofrua Real Madridit nga agjenti i tij, por Carlo Ancelotti personalisht thuhet se e siguroi shefin e Milanit, Paolo Maldini, se nuk do të bëjnë ofertë për yllin e tyre.

Portugezi ishte lojtari më i shquar i sezonit në rrugën për të siguruar titullin e Serie A dhe vlera e tij në treg është rritur në të paktën 70-80 milionë euro.

Ai aktualisht është duke negociuar një kontratë të re për të qëndruar me kuqezinjtë dhe për ta mbyllur atë përpara se klubet më të pasura të vihen pas tij, por propozimi prej 4.5 milionë euro për sezon nuk është i mjaftueshëm.

Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti Jorge Mendes i propozoi Leaon Real Madridit dhe u përpoq ta përdorte atë interes për të marrë një marrëveshje më të mirë për klientin e tij.

Megjithatë, ai u zhbë nga fakti se trajneri i Real Madridit, Ancelotti mbetet mik i madh me drejtorin e Milanit, Maldini dhe ata janë në kontakt të rregullta.

Raporti pretendon se Ancelotti i telefonoi Maldinit për ta siguruar atë se Real Madridi nuk ka ndërmend të kërkojë Leaon, pasi ai nuk është në listën e tyre të dëshirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat