Një lajm të keq për Vedat Muriqin

Futboll

Një lajm të keq për Vedat Muriqin

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:20
Një lajm të keq për Vedat Muriqin

Mallorca nuk është e gatshme t’i paguajë 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kosovës, aq sa i kërkon Lazio, përkundër faktit se e pëlqen shumë “Piratin”. 28 vjeçari do të largohet nga Italia gjatë verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në futbollin turk

Vedat Muriqi nuk do ta veshë fanellën e Mallorcas në sezonin e ardhshëm.

Përkundër interesimit të madh për sulmuesin, klubi spanjoll nuk është në gjendje t’i paguajë 11 milionë euro, të kërkuara nga Lazio.

Natyrisht, kjo do të jetë një humbje e madhe për klubin ishullor, i cili tash është fokusuar diku tjetër.

Mallorca në fakt ia ka vënë syrin sulmuesit Carles Perez, i cili është pjesë e Romës.

Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në Mallorca, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.

Ai ishte huazuar në janar nga Lazio, ndërsa e ndihmoi klubin spanjoll të mbetet në La Liga.

Sidoqoftë, atij i përfundoi huazimi dhe tash do të rikthehet përkohësisht në Lazio.

Klubi italian po planifikon ta shesë 28 vjeçarin pasi ai e pati një eksperiencë dëshpëruese në Itali.

Muriqi i kishte shënuar vetëm 2 gola dhe i kishte bërë 2 asistime për një vit e gjysmë në Romë.

Interesim për prizrenasin kanë shfaqur klubet turke, ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat