Rothen: Turpi s’paska kufi

Futboll

Rothen: Turpi s’paska kufi

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:40
Rothen: Turpi s’paska kufi

Ish-futbollisti i PSG-së dhe përfaqësueses së Francës, Jerome Rothen, sulmon ashpër dy futbollistët argjentinas që nuk pranojnë të largohen nga klubi parizien pasi përfitojnë paga të larta.

44-vjeçari i konsideron Mauro Icardin dhe Leandro Paredesin lojtarë që ndihen “yje”, por që nuk japin asgjë për skuadrën.

“Icardi dhe Paredes? Le të kenë respekt për disa sekonda: ata kanë kontratë, dakord, por nuk mund të vendosin të qëndrojnë kur klubi dëshiron t’i shesë. PSG ka larguar tashmë disa trajnerë sepse nuk drejtuesit nuk janë të lumtur dhe do ta bëjnë këtë edhe me lojtarë që ndihen si “yje”, por që nuk janë asgjë.”

Rothen, duke iu referuar paraqitjeve të dy futbollistëve në fjalë, këmbëngul se ndikimi i tyre është minimal.

“Nëse i krahasoj pagat me ndikimin sportiv, është diçka katastrofike. Kur quheni Icardi ose Paredes, nuk mund të bësh diskutime të tilla ndonëse nuk luan. Nuk mund të bësh sikur stërvitesh dhe sheh të tjerët duke luajtur. Nëse klubi të thotë:

“Nuk të duam më, të kam blerë 50-60 milionë dhe të japim një milion në muaj”, duhet të respektosh vendimin. Turpi nuk paska kufi, pres që këta lojtarë të largohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat