Cagliari zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Cagliari zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:47
Cagliari zyrtarizon trajnerin e ri

Fabio Liverani është trajneri i ri i Cagliarit. Ish-i i Lecce-s dhe Parma-s, për të përmendur vetëm eksperiencat e fundit, i është bashkuar sardinezëve për një sezon me rinovim të përfshirë si kriter në rast promovimi.

Ky lajm u bë me dije nga klubi i Cagliarit në një njoftim për mediat:

“Cagliari njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Fabio Liverani, i cili do të marrë drejtimin e ekipit të parë nga 1 korriku 2022.”

Cagliari nuk ia doli që të mbijetonte këtë sezon në Seria A, ndërsa e mbylli sezonin në vend të 18-të me 30 pikë dhe kështu Liverani do të marrë vendin e Alessandro Agostinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat