Refuzojnë ofertat për shqiptarin

Futboll

Refuzojnë ofertat për shqiptarin

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 00:05
Refuzojnë ofertat për shqiptarin

Armando Broja është gjithnjë e më afët Chelsea-t. Pas shpërthimit në sezonin e tij të parë në Premier League, klubi londinez po mendon seriozisht t’i japë një mundësi talentit shqiptar.

“Tuttomercatoweb” raporton se Chelsea ka refuzuar ofertat për 20-vjeçarin, i cili do të jetë nën urdhërat e Tuchel-it në sezonin parapërgatitor.

Aty ku do të vendoset edhe verdikti përfundimtar për të ardhmen e tij.

Shanset më të larta për një largim të mundshëm janë për Lukakun, i cili mund të rikthehet atje ku arriti kulmin e tij, te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat