Diaz: Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne...

Futboll

Diaz: Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne...

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:40
Diaz: Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne...

Shefi ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz ka folur për pozicionin e klubit spanjoll karshi Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në fanellën e klubit ishullor gjatë huazimit gjashtë muajsh duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime, me ç’rast e ndihmoi Mallorcan të shpëtojë nga rënia prej ligës.

Klubi italian është i vendosur të mos zbresë nën shumën prej 11 milionë eurosh për 28 vjeçarin.

E Mallorca po e ka të vështirë ta paguajë këtë shumë, por që do të mundohet ta gjejë një zgjidhje.

“Drejtori sportiv, Pablo Ortells po punon në të gjitha linjat. Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne, është një çështje ekonomike. Do të shohim nëse do të mundë t’i plotësojmë kushtet dhe kërkesat e tyre (Lazios)”, ka thënë Diaz para mediave.

Sipas tij, Mallorca do ta ketë buxhetin e njëjtë sikur vitin e kaluar, sa u përket përforcimeve.

Para fillimit të sezonit 2021/22, klubi spanjoll i kishte në dispozicion 48.2 milionë euro për përforcime.

Mbetet të shihet nëse Muriqi do ta vazhdojë eksperiencën në Mallorca apo do të rikthehet përkohësisht në Lazio, për t’u transferuar më pas me gjasë në Turqi, ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat