Ismet Krasniqi: Vokrri dha kontribut edhe për Lëvizjen Olimpike të Kosovës

Futboll

Ismet Krasniqi: Vokrri dha kontribut edhe për Lëvizjen Olimpike të Kosovës

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:59
Vokrri dha kontribut edhe për Lëvizjen Olimpike të Kosovës

Katër vite nga ikja në amshim e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri!

"4 vjet pa legjendën!

9 qershori shënon përherë përvjetorin e ikjes në amshim të legjendës së futbollit dhe sportit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri.

Sot, katër vjet më parë, sporti ynë mbeti pa legjendën dhe kontribuesin e madh të sportit, falë të cilit futbolli ynë theu izolimin, duke u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare si UEFA e FIFA.

9-shi i Prishtinës ishte dhe mbetet idhull i shumë gjeneratave të shumta, të cilat krenoheshin me shkëlqimin e tij në fushën e blertë.

Vokrri dha kontribut edhe për Lëvizjen Olimpike të Kosovës, duke qenë nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës në mandatin e kaluar.

KOK përherë do të jetë mirënjohës për veprën e tij dhe promovimin e sportit tonë në arenën ndërkombëtare, dikur si ish-futbollist, e së fundi si drejtues i Federatës më të madhe në Kosovë", ka shkruar Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat