Gjiganti anglez interesohet për Sterligun

Futboll

Gjiganti anglez interesohet për Sterligun

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:08
Gjiganti anglez interesohet për Sterligun

Raheem Sterling duket se i ka ditët e numëruara në Manchester City.

Sulmuesi anglez nuk konsiderohet më i pashitshëm për “Citizens”, prandaj edhe palët mund t’i ndajnë rrugët gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesi anglez mund të largohet nga City, por jo edhe nga Anglia.

Mediumi “The Telegraph” raporton se 27 vjeçari mund të përfundojë në Chelsea.

“Blues” e shohin futbollistin këmbëshpejtë duke i prirë sulmit të ekipit të tyre në edicionin e ardhshëm.

Për Sterling, kohëve të fundit interesim kishte shprehur edhe Real Madridi, i cili dështoi t’i transferonte sulmuesit Kylian Mbappe e Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat