Interes i jashtëzakonshëm

Futboll

Interes i jashtëzakonshëm

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 20:29
Interes i jashtëzakonshëm

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm të tifozerisë shqiptare e cila e shumtë në numër ka nxituar për të qenë e pranishme në një sfidë ku kuqezinjtë në rast fitoreje mund të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën B.

Edhe pse Liga e Kombeve është turneu i tretë për nga rëndësia nga ato ku merr pjesë përfaqësuesja, përgjigja e tifozerisë ka qenë shumë pozitive dhe pritet që stadiumi “Air Abania” të ketë një prani shumë të madhe mbështetësish të kuqezinjve.

Sipas “SuperSport”, deri 90 minuta para ndeshjes, burime zyrtare raportojnë se janë shitur më shumë se 16500 bileta për këtë duel, një numër i konsiderueshëm për një impiant me një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh.

Kësisoj do të jetë e garantuar një atmosferë elektrizuese në tribunat e “Air Albania” për një sfidë që mund të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat