Kylian Mbappe shpëton me fytyrë Francën! Austria me pikë të madhe

Futboll

Kylian Mbappe shpëton me fytyrë Francën! Austria me pikë të madhe

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2022 Në ora: 22:36
Austria

Austria ka marrë një pikë të artë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A të Kombeve në futboll.

Austriakët barazuan me rezultat 1:1 ndaj Francës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë. 

Futbollisti Weimann në minutën e 37-të shënoi për epërsinë (1:0) e austriakëve. 

Në minutën e 83-të, Kylian Mbappe shpëton me fytyrën Francën, duke barazuar rezultatin 1:1.

Benzema, Griezmann luajtën nga minuta e parë dhe Mbappe që u fut në lojë nga minuta e 63-të, por nuk ia dolën të fitojnë këtë sfidë në udhëtim.

Danimarka kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Austria 4, Kroacia 4 dhe Franca në fund me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat