Basha është rikthyer sërish në shtëpi

Futboll

Basha është rikthyer sërish në shtëpi

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:38
Basha është rikthyer sërish në shtëpi

Vullnet Basha është rikthyer sërish në shtëpi, teksa që nga sezoni i ardhshëm do të mbajë përsëri veshur fanellën e Vislës në Poloni.

Ish-mesfushori i Kombëtares la Jonikos Nikeas dhe i bashkohet sërish skuadrës nga Krakovia pas një viti, ku do të marrin pjesë në një ligë më poshtë pasi këtë sezon ranë nga kategoria duke u pozicionuar në vendin e parafundit me 31 pikë.

Basha ka firmosur një kontratë 2-vjeçare që do ta mbajë lidhur me Vislën deri më 30 qershor 2024.

31-vjeçari shqiptar më parë gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Grasshopersit, Lozanës, Noshatel Ksamaks, Sionit, Real Zaragozës, Ponferradinës dhe Mursias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat