Cech zbulon planet e transferimeve të Chelseat gjatë kësaj vere

Futboll

Cech zbulon planet e transferimeve të Chelseat gjatë kësaj vere

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:01
Petr Cech

Petr Cech ka folur për planet e transferimeve të verës së Chelseat, duke pranuar se “Blutë” do të jenë të zënë gjatë muajve të ardhshëm.

Cech ka pranuar se Chelsea do të ketë një merkato të madhe të transferimeve pasi ata synojnë të përforcojnë skuadrën që të garojnë midis Manchester City dhe Liverpool.

Chelsea përfundoi i treti në Premier Ligë sezonin e kaluar, duke pasur një fund të vështirë të sezonit të tyre që u dominua nga spekulimet rreth të ardhmes së ish-pronarit Roman Abramovich.

Qendërmbrojtësit Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen gjithashtu u larguan si lojtarë të lirë, ku tani londinezët pritet të sjellin të paktën një mbrojtës për të përforcuar skuadrën e tyre në afatin kalimtar të verës.

Tani, këshilltari teknik dhe i performancës te Chelsea, Cech ka folur për planet për muajt e ardhshëm, duke pranuar se pret që Chelsea të ketë një merkato të madhe.

“Unë jetoj në telefon! Do të jetë një verë e ngarkuar. Ne do të planifikojmë, përgatitemi dhe do të përpiqemi të jemi aq të fortë sa të mundemi sezonin e ardhshëm”, tha ai për “Sky Sports News”.

“Mendoj se të gjithë e dinë se ku jemi për sa i përket ekipit. Sigurisht që do të mundohemi ta forcojmë skuadrën. Ne duam të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të jemi gati për të garuar sezonin e ardhshëm. Do të jetë një sezon i vështirë me një Kupë Bote në mes, kështu që ne duhet të jemi gati për këtë”, tha Cech.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë, Chelsea ka identifikuar qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde si prioritet për ta transferuar këtë verë në “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat