Dama shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar kundër Kosovës

Futboll

Dama shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar kundër Kosovës

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:54
Dama shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar kundër Kosovës

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy sfida miqësore ndaj Kosovës U-15 në muajin qershor.

Siç është njoftuar edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama do të luajnë dy miqësoret në stadiumin e ri “Kukës Arena” në datat 16 dhe 18 qershor, me të dyja sfidat që do të nisin në ora 17:30.

Trajneri shqiptar shpallur listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këto ndeshje, 7 prej të cilëve luajnë në kampionatin e huaj, duke u aktivizuar me ekipe si Juventus, Empoli, Peterborough etj., ndërsa pjesa më e madhe e tyre aktivizohen në kampionatin vendas.

Image

Ekipi i drejtuar nga Dama do të nisë nga e hëna e 13 qershorit përgatitjet për këto dy sfida, që janë testime mjaft të mira për trajnerin dhe stafin teknik të Kombëtares U-15-s të provojnë në ndeshje të vërteta lojtarët më të spikatur të kësaj grup-moshe.

Stafi i skuadrës shqiptare U-15 ka zhvilluar seleksionime të shumta gjatë muajve të fundit, duke testuar lojtarë të shumtë, teksa së fundmi ka marrë pjesë edhe në një turne për moshën U-15 në Bosnjë, ku ekipi kuqezi mati forcat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat