Belgjika barazon në Cardiff

Futboll

Belgjika barazon në Cardiff

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2022 Në ora: 22:45
Belgjika barazon në Cardiff

Belgjika kthehet me një pikë nga Cardiff-i, në anën tjetër vazhdon agonia e Uellsit, pa fitore.

Belgët barazuan me rezultat 1:1 në duel me Uellsin, në takimin e xhiros së katërt të Ligës A të Kombeve.

Futbollisti Gareth Bale me shokë u përpoqën deri në pikën e fundit dje nxorën një barazim ndaj Belgjikës. 

Youri Tielemans në minutën e 51-të shënoi për Belgët dhe Johnson në atë të 87-tën për Uellsin. 

Pas xhiros së tretë në Grupin 4-të të Ligës A të Kombeve, Holanda kryeson me 7 pikë, pasojnë Polonia 4, Belgjika me 4 dhe Uellsi 1. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat